
Nedim Bajrami
Rangers luan sot në orën 21:00 në Europa League kundër Tottenham. Nuk kishte si të mungonte në formacion të skocezëve, Nedim Bajrami.
‘Ylli’ i Kombëtares është pjesë e kësaj sfide kaq domethënëse. Kujtojmë që Skocia ëhstë ende pjesë e Britanisë, ndaj takimi i darkës është një derbi mes britanikësh.
Bajrami duket në formnacion të jetë në rol të ri. Me siguri, tekniku belg i bluve ka dashur të hutojë Spursat me këtë zgjedhje dhe shqiptari do të spostohet si anësor sa të nis loja.
Klubi londinez po kalon një kohë të keqe mes luhatjesh dhe vjen nga humbja në shtëpi kundër Chelsea në Premier. Ky është një shans shumë i mirë që ekipi i Nedimit të bëjë para dhe të fitojë në mitikun ‘Ibrox’.

Formacioni i Rangers
Poll