Pas disa performancave të mira, Ardian Ismajli zhgënjen te Empoli. Mbrojtësi shqiptar u vlerësua vetëm me notën 5 në barazimin e shënuar kundër Lecce.
“Një pjesë e parë e mirë, por më pas kalon në vështirësi të mëdha, Humbet duelin në ajër ndaj një kundërshtari si Krstoviç. Jashtë pozicioni kur Pierotti shënon për 1-1” është komenti i mediave italiane për mbrojtësin kuqezi.
Ismajli do jetë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Çekisë dhe Ukrainës.
Poll