Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Në prag të sfidës me Serbinë, mesfushori i kombëtares bëhet me trajner të ri

Shkruar nga NEWSPORT
Në prag të sfidës me Serbinë, mesfushori i kombëtares
Bajrami, Laçi & Asani

Teksa është i grumbulluar me kombëtaren shqiptare, Nedim Bajrami pritet të bëhet me trajner të ri. Rangers së fundmi thuhet se ka nisur bisedimet për rikthimin e Steven Gerrard në Skoci.

Siç raportojnë mediat britanike, legjenda e Liverpoolit është kandidati kryesor për të zëvendësuar Russell Martin në stol. Ky do të ishte një rikthim i 45-vjeçarit në stolin e Rangers pas gati 4 vitesh.

Në tre sezone me skuadrën aktuale të Nedim Bajramit, Steven Gerrard arriti të fitonte titullin kampion në sezonin 2020/21. Ish-lojtari i Liverpool është i papunë që nga janari i këtij viti, pasi mbylli aventurën me Al Ettifaq.

Poll

Lexo gjithashtu