Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Në prag të kualifikueseve të Botërorit, Armand Duka i shkruan PUBLIKISHT “yllit” të Kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
Në prag të kualifikueseve të Botërorit, Armand Duka i
Ilustrim/ Armando Broja, Kristjan Asllani dhe Armand Duka

Dita e sotme është tepër e veçantë për mesfushorin e Kombëtares shqiptare dhe Inter, Kristjan Asllani. Sot, futbollisti kuqezi feston ditëlindjen e tij të 23-të, teksa urimet nuk kanë munguar.

Pikërisht në këtë ditë, Asllani ka marrë urime të veçanta nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe presidenti i saj, Armand Duka. Presidenti Duka i ka shkruar publikisht, me anë të një “story” në rrjetet sociale.

“Kristjan Asllani, gëzuar ditëlindjen”, shkruhet në urimin e bërë nga presidenti i FSHF-së. Ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit, shkruan: “Edhe 100 vite të lumtura Kristjan Asllani”.

Kujtojmë që ky muaj do të jetë tepër i vështirë për Kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë do të nisin kualifikueset e Botërorit 2026 përballë Anglisë në transfertë më 21 mars, ndërsa 3 ditë më vonë presin Andorrën në Tiranë.

Në prag të kualifikueseve të Botërorit, Armand Duka i
Urimi i presidentit Armand Duka për Kristjan Asllanin
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga