
Nazmi Gripshi është futbollisti i fundit që mori ftesën e Sylvinhos për duelin shumë delikat me Serbinë dhe miqësoren me Jordaninë. Ish-lojtari i Skënderbeu kështu i bashkohet Kombëtares shqiptare për të zëvendësuar Adrion Pajazitin, ky i fundit u largua nga grumbullimi për shkak dëmtimi.
Paraqitjet e ish-it të Ballkanit janë fantastike në Kazakistan. Në 24 ndeshje të zhvilluara deri më tani në kampionat, Gripshi ka arritur të shënojë 14 gola dhe të dhurojë edhe 6 asiste.
Kështu 28- vjeçari ka kontribuar në 21 gola të Astanas. Statistika këto që tregojnë se tashmë ndaj Serbisë, Sylvinho do të ketë një “armë” më shumë për sulmin, i cili ben që në Serbi të “tremben” me efikasitetin e tij para portës.
Mbetet të shihet të shtunën, nëse braziliani do të rezervojë minuta për durrsakun apo debutimi i tij me kuqezinjtë do të shtyhet për duelin me Jordaninë.
Siç dihet dueli me Serbië do të luhet në Leskovac, ditën e shtunë, ora 20:45. Përballje kjo shume delikate dhe shumë e rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve në Kupën e Botës 2026.