Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Në Itali janë të mahnitur pas Medon Berishës, gazetari italian: Topi i tij bën zhurmë ndryshe

Shkruar nga NEWSPORT
Në Itali janë të mahnitur pas Medon Berishës, gazetari
Ylber Ramadani - Medon Berisha

Me kthimin e tij në fushën e lojës, Medon Berisha është shëndrruar në protagonist me skuadrën e Lecces. Djaloshi kuqezi asistoi në fitoren e ekipit të tij ndaj Monzës me shifrat 2-1. Gazetari i njohur i “Sportmediaset”, Ricardo Trevisani ka folur për paraqitjen e Berishës.

“Vendosa të flas për të pas shtyllës në Roma-Lecce për mënyrën se si gjuan topin dhe pas 3 minutash në Lecce-Monza ma konfirmoi. Medon Berisha i Lecces, ditëlindja 2003, është një futbollisti i cili kur gjuan topin, bën një zhurmë ndryshe.

Nuk është një sulmues, nuk është një lojtar i cili do të bëjë dhjetëmijë gola, nuk është një lojtar spektakolar, por është një lojtar i cili ka një futboll spektakolar. Është një lojtar i ditëlindjes 2003 që Korvino e mori nga Young Boys.

Shihni harkimin që bën për Tete Moriente. Mund ta bëjë një pasues në futbollin amerikan por me duar. Ai e bën me këmbë, është pak më e vështirë dhe kjo ndjek atë shtyllën e goditur me Romën. Sipas meje, ai do të bëhet një lojtar i madh.” – u shpreh gazetari italian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga