Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Në Gjeorgji pritet “luftë” për fitoren, 3 futbollistë të Kombëtares rrezikojnë sfidat e nëntorit

Shkruar nga NEWSPORT
Në Gjeorgji pritet “luftë” për fitoren, 3
Kombetarja shqiptare

Humbja me Çekinë duhet të hidhet menjëherë prapakrahëve, pasi Kombëtarja shqiptare nuk ka kohë për të “qarë” këtë disfatë. Kjo pasi ditën e hënë do të duhet të zbresin sërish në fushë për të luajtur një ndeshje akoma më të vështirë.

Në Tbilisi në stadiumin “Mikheil Meskhi Stadium” do të përplasin “brirët” për fitoren Gjeorgjia dhe Shqipëria, duel ky që do të startojë në orën 18:00. Një sfidë ku fitorja për kuqezinjtë është “jetike”, si i vetmi shans për të mbajtur gjallë “shpresat” për vendin e parë në grupin B1.

Kombëtarja jonë do të luftojë për çdo cep të fushës dhe deri në sekondën e fundit për të siguruar 3 pikësh, që këtë herë vlejnë shumë, vlejnë për krenarinë kuqezi dhe për moral. Por 3 futbollistë do të duhet të tregohen shumë të kujdeshëm, pasi në të kundërt rrezikojnë duelet e muajit nëntor.

Kjo pasi 3 lojtarë janë të ndëshkuar me kartonë të verdhë dhe rregullorja e Nations League thotë që nëse një lojtar merr 2 kartonë të verdhë në ndeshje të ndryshme atëherë në sfidën pasardhëse do të jetë i pezulluar.

Në “fije të perit” janë Jasir Asani, Thomas Strakosha, të cilët janë ndëshkuar në duelin me Ukrainën të luajtur në Pragë. Ndërkohë ditën e djeshme u ndëshkua me karton të verdhë edhe Mirlind Daku. Të 3 këto futbollistë duhet të jenë shumë të kujdeshëm me Gjeorgjinë për të mos u ndëshkuar sërish, psi në të kundërt do të mungojnë në sfidën e ardhshme.

Kujtojmë se dhe Uzuni është një nga lojtarët me 1 karton të verdhë, i cili është ndëshkuar kundër gjeorgjianëve në “Air Albania”. Por sulmuesi u largua nga grumbullimi i Kombëtares pak ditë më parë për shkak dëmtimi.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga