Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ndodh pas 20 vitesh, Nedim Bajrami thyen rekordin me golin më të shpejtë në një Europian

Shkruar nga NEWSPORT
Ndodh pas 20 vitesh, Nedim Bajrami thyen rekordin me golin më të
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami shkruan historinë me fanellën e Shqipërisë. Në duelin kundër Italisë arriti të shënonte gol pas vetëm 23 sekondas nga starti i sfidës. Ky gol mjaft i bukur i mesfushorit e bën atë të shkruajë emrin me “gërma” të arta në historinë e Kampionateve Europiane.

Bajrami sigurisht thyen një tjetër rekord dhe kjo ndodhi pas 20 vitesh.  Rekordi mbahej nga Dmitri Kirichenko realizonte pas 65 sekondas në sfidën mes Rusisë dhe Greqisë.

Në listën e 5 golave më të shpejtë në Europian bëjnë pjesë edhe suedezi Emil Forsberg. Me golin e shënuar ndaj Polonisë (01:22 ) në 2021.

Danezi Yussuf Poulsen me golin e shënuar në po të njëjtin vit kundër Belgjikës (01:39 ). Si dhe polaku Robert Lewandowski me golin e shënuar në 2016 përballë Portugalisë (01:40 ). Rekordi i vendosur nga Bajrami do të jetë shumë i vështirë për t’u arritur, pasi bëhet fjalë për në kohë shumë të shpejtë për të shënuar gol në finalet e një Europiani.

Gjithashtu goli i mesfushorit të Kombëtares është i dyti për kuqezinitë në Kampionatin Europian, pas atij të Armando Sadikut të shënuar kundër Rumanisë në Euro 2016 në Francë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga