Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ndeshja e fundit në dhjetor, Jasir Asani rikthehet të luajë në Korenë e Jugut

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja e fundit në dhjetor, Jasir Asani rikthehet të luajë
Jasir Asani/ © Credits instagram.com/jasir_asani10/

Jasir Asani nuk po kalon një moment të mirë kohët e fundit me ekipin e Gwangju në Korenë e Jugut. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk kishte luajtur ende që prej dhejtorit të vitit të shkuar, kur u mbyll dhe sezoni.

Teksa as në këtë sezon nuk u bë pjesë e ekipit në 5 sfidat e para, që prej 2 marsit. Asani u ftua në ndeshjen e fundit që Gwangju luajti në transfertë përballë Gimcheon Sangmu. Shkupjani u rikthye në fushën e lojës, duke u aktivizuar në minutën e 81’ të ndeshjes.

Ekipi i Jasir Asanit u mposht me rezultatin 2-1, teksa vetë futbollisti shkupjan po shpreson që të marrë më shumë minuta, për të qenë në formë për Euro 2024, aty ku Shqipëria do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga