
Adrion Pajazit
Për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Adrion Pajazitin, sot është një ditë tepër e veçantë. Ditën e sotme, “shtylla” e familjes së tij, më saktë babai i futbollistit feston ditëlindjen.
Është vetë 22-vjeçari që ka bërë të ditur diçka të tillë, pasi e ka uruar të atin publikisht. “Urime ditëlindjen babi, faleminderit për gjithçka”, shkruan Adrion Pajaziti në rrjetet sociale.
Kujtojmë se mesfushori kuqezi mungoi në ndeshjen përballë Serbisë për shkak dëmtimi. Megjithatë, ai mbetet një pikë kyçe si për Kombëtaren ashtu dhe ekipin kroat të Hajduk Split.

Urimi i Adrion Pajazitit për të atin
Poll