Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Mungesa e Gjimshitit jo alarmante, Sylvinho ka gati dyshen e "frikshme"

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa e Gjimshitit jo alarmante, Sylvinho ka gati dyshen e
Ardian Ismajli - Marash Kumbulla

Berat Gjimshiti nuk do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e tetorit kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për Nations League. Dëmtimi i kapitenit kuqezi në sfidën ndaj Shakhtar Donetks në Champions League është arsyeja e mungesës.

Mosprezenca e tij te Shqipëria, sigurisht që është diçka mjaft serioze. Megjithatë, Sylvinho nuk e bën diçka të tillë alarmante pasi organike kuqezi ofron shumë kualitete në repartin e mbrojtjes. Trajneri brazilian ka gati dyshen e "frikshme" që po shkëlqejnë këtë sezon.

Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin dhe Marash Kumbullën. I pari po luan sezonin e jetës me Empolin në Serie A, duke qenë një nga protagonistët kryesorë në fushë. Në krahun tjetër huazimi i Kumbullës te Espanyol ka marrë për mirë.

Qendërmbrojtësi nga Malësia e Madhe ka fituar menjëherë vendin e titullarit, duke u bërë pjesë edhe e formacionit të javës në La Liga.

Pikërisht kjo formë e dyshes kuqezi është ajo ç'ka qetëskn disi Sylvinhon, i cili duhet të përgatitet mirë për transfertat e vështira të këtij muaj.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga