Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Muçi pritet të zyrtraizohet si lojtar i Trabzonspor, zbulohen kushtet e kontratës

Shkruar nga NEWSPORT
Muçi pritet të zyrtraizohet si lojtar i Trabzonspor, zbulohen
Ernest Muci

Ernest Muçi është pranë zyrtarizimit si lojtari më i ri i klubit të Trabzonsporit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është larguar nga Besiktasi në formë huazimi për t’u bërë pjesë e skuadrës nga Trabzoni.

Mediat turke tashmë kanë bërë të ditura dhe shifrat e këtij operacioni midis dy klubeve turke. Fillimisht, Besiktasi do të përfitojë 1 milionë euro nga huazimi i Ernest Muçit drejt Trabzonsporit.

Në kontratën e huazimit të 24-vjeçarit shqiptar ekziston edhe opsioni i blerjes. Në rast se Muçi do të bindë ekipin e tij të ri, ata do të paguajnë 8.5 milionë euro për blerjen përfundimtare.

Nëse shqiptari plotëson edhe bonuset me Trabzonsporin, do të paguajnë tek Besiktas edhe 500 mijë euro. Pra, transferimi total i Ernest Muçit, Trabzonsporit do t’i kushtojnë 10 milionë euro. Ekipi i ri do t’i paguajë Muçit pagën për sezonin e parë si i huazuar në ekip.

Poll

Lexo gjithashtu