
Armando Broja edhe pse prej muajsh është i dëmtuar vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Sulmuesi shqiptar po rikuperohet nga një dëmtim, i cili për fat të keq e ka lënë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.
Prej disa ditësh u fol se Broja do të rikthehej javën e parë të marsit, pasi rikuperimi po shkonte mirë, por në lidhje me gjendjen e sulmuesit ka folur mjeku i njohur britanik, Rajpal Brar.
Ky i fundit ka theksuar se Broja ka këputje të plotë të shumëfishtë të ligamenteve dhe diçka e tillë merr shumë kohë për rikuperim. 22-vjeçari mund të rikthehet në fushë pas javës së 2-të të marsit, por duhet një kujdes i madh.
“Me dëmtimet e këmbës dhe kyçit, është e vështirë që të kuptosh shtrirjen e vërtetë të lëndimit në ditët e para dhe plani i rehabilitimit mund të ndryshojë në varësi të mënyrës se si përgjigjet lojtari.
Duket se ai ka pësuar një këputje të plotë të shumëfishtë të ligamenteve të kyçit, që do të thotë se është një rrugë e gjatë për rikuperim, plus ai ka humbur një periudhë të ndjeshme duke u kthyer nga dëmtimi i mëparshëm.
Çelësi i reduktimit të rrezikut të përsëritjeve është një rehabilitim metodik dhe plan kthimi në lojë. Ai nuk pritet të kthehet deri në javën e dytë të marsit”, Brar.