
Mirlind Daku gjatë kësaj merkatoje ka qenë në qendër të vëmendjen. Interesimet për të nuk kanë munguar, por sulmuesi do të vazhdojë të qëndrojë te Rubin Kazan.
Është trajneri i skuadrës ruse, Rashid Rahimovi, i cili ka vendosur të “vulosë” të ardhmen e shqiptarit. Sipas timonierit të rusëve, Daku do të vazhdojë të jetë pjesë e Rubin të paktën deri në fund të këtij sezoni.
“Gjithmonë do të ketë thashetheme për largimin, kështu që nuk e shoh me kuptim që të deklarosh se do të qendrosh. Që kur ka qenë këtu, kemi folur rreth kësaj çështjeje. Ai ka pranuar të bisedojë dhe do të jetë me ne, të paktën deri në fund të sezonit”, ka nënvizuar lideri i sulmit.
Kujtojmë se në këtë sezon Daku ka luajtur 17 ndeshje, ku ka arritur të realizojë 9 gola. Ka dhënë edhe 5 asiste, ndërsa ka kontratë të vlefshme me rusët deri në qershor të 2026.