Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Mirlind Daku pranë transferimit te Zeniti, zbulohen detajet e shifrave që fiton Rubin Kazan dhe sulmuesi shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Mirlind Daku pranë transferimit te Zeniti, zbulohen detajet e shifrave
Mirlind Daku

Ditën e sotme, është raportuar lajmi se Mirlind Daku do të ndërrojë skuadër në merkaton e verës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të largohet nga Rubin Kazani për t’u transferuar tek Zenit St Petersburg.

Përpara se ky transferim të zyrtarizohet, “Telesport” ka zbuluar dhe detajet e fundit. Klubi i Rubin Kazanit do të përfitojë 8 milionë euro për shërbimet e Mirlind Dakut që do të largohet.

Ndërsa sulmuesi kuqezi pritet të përfitojë gati 3 milionë euro në sezon bashkë me bonuse. Statistikat e 27-vjeçarit në sezonin që lamë pas ishin vërtetë mbreslënëse. Në 26 takime në kampionat, realizoi 15 gola dhe 8 asiste.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga