
Mirlind Daku
Muajin e fundit, Mirlind Daku nuk ka pasur aspak një situatë të mirë me skuadrën e Rubin Kazanit. Në 3 ndeshjet që ka luajtur nga 5 të mundshme, sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk ka arritur të shënojë asnjë gol dhe asnjë asist.
Megjithatë, 27-vjeçari kuqezi nuk e ka humbur aspak motivimin për të luajtur dhe është shumë optimist me postimin e fundit që ka bërë në rrjetet sociale. “Duaje jetën që jeton. Jeto jetën që do”, shkruan sulmuesi i Shqipërisë.
Në këtë postim shihet Mirlind Daku i fokusuar në stërvitje me Rubin Kazanin në Rusi. Ndeshja e radhës për shqiptarin dhe ekipin e tij është të dielën në mesditë përballë Dinamos së Moskës.
Poll