Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Mesfushori shqiptar i pafat, 25-vjeçari shënon autogol në Superligën greke

Shkruar nga NEWSPORT
Mesfushori shqiptar i pafat, 25-vjeçari shënon autogol në
Enis Çokaj

Enis Çokaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Levadiakos, po luan momentalisht në transfertë përballë Panserraikos. Sfida e vlefshme për javën e 4 të Superligës greke është aktualisht 2-2.

Golin e dytë për vendasit e shënoi pikërisht Enis Çokaj, pra një autogol nga shqiptari. Në minutën e 44-të të takimit, Çokaj dërgoi topin në rrjetën e ekipit të tij, duke i dhënë luksin e golit të dytë ekipit të Panserraikos.

Kujtojmë që 25-vjeçari shqiptar i bashkua me Levadiakos këtë verë. Te këta të fundit, Çokaj është në huazim nga Panathinaikos, të cilët zotërojnë kartonin e shqiptarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga