Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Më e rëndësishme se ndeshja në Leskovc, Redi Jupi zbulon “formulën” se si e mposhtim Andorrën

Shkruar nga NEWSPORT
Më e rëndësishme se ndeshja në Leskovc, Redi Jupi zbulon
Redi Jupi

Ish-mesfushori i Kombëtares Redi Jupi ka dhënë një prononcim për televizionin A2CNN në lidhje me ndeshjen Andorra – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e “Botërorit 2026”.

Marrja e 3 pikëve është i vetmi skenarë që na sigruon apo afron me vendin e 2-të në Grupin K, çka na jep mundësin për fazën “play-off”. Jupi ka zbuluar edhe “formulën” se si mund ta mposhtim jo me shumë sforco rivalin:   

“Këto ndeshje fitohen në shumë mënyra. Varet se si do shkojnë episodet dhe detajet e duelit. Përgatitja është e tillë, ne duhte të kemi sot në ekipin startues sa më shumë lojtarë që kërkojnë një kundra një.

Duhet të marrim detyra sulmuese. Jo vetëm me 3 sulmuesit e deklaruar, por edhe me mesfushorët, të cilët duhet të vertikalizojnë, të jenë afër portës, sikurse efektivë.

Me vertikalizime, goditje nga larg. Kjo ndeshje zgjidhet edhe duke e konsumuar kundërshtarin. Duke i imponuar kundërshtarit një ritëm me intesitet të lartë, pavarësisht se goli mbase nuk mund të vijë shpejtë, do japi efekt”.     

Poll

Lexo gjithashtu