Ylber Ramadani është “rikuperuesi” më i mirë në Serie A deri më tani. Sipas statistikave të Ligës italiane të Futbollit, mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe Leçes, ka kryer deri më tani plot 60 rikuperime.
Ramadani ka lënë pas tij yjet e Napolit is Lobotka (49) dhe Anguissa (45), teksa më poshtë vijnë Belahyane (44) dhe dyshja Duda-Dodò mbyllin pesë vendet e para. Numri 20 i Lecces ishte vendimtar në ndeshjen kundër Udineses, pavarëisht se ajo sfidë u humb.
Kujtojmë që mesfushori është pjesë e listës së Kombëtares shqiptare për sfidat e tetorit, të vlefshme për Nations League. Shqipëria do të përballet me Çekinë dhe Gjeorgjinë, të dyja në transfertë.
Poll