
Numërimi mbrapsht për duelin që Kombëtarja shqiptare do të luajë ditën e nesërme ka nisur. Kuqezinjtë do të presin në “Arenën Kombëtare” skuadrën e Serbisë, për të bërë mes tyre llogaritë e fitores.
Duel i rëndësishëm dhe shumë delikat për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. E kur jemi vetëm 1 ditë para kësaj përballjeje, “djemtë” tanë duken më të motivuar se kurrë.
Ivan Balliu i cili pritet të zbresë në fushë si titullarë ka “paralajmëruar” serbët. Mbrojtësi shkuan se janë gati për duelin mes tyre, ku padiksutim do të luftojnë për fitoren.
“Ne jemi gati”, shkruan Balliu, ndërsa ndan momente nga seanca stërvitore e ekipit. Vlen të theksohet se Serbia ka mbërritur në Tiranë mesditën e sotme, teksa pasdite pritet të zhvillojë stërvitjen dhe konferencën për shtyp në “Air Albania”.
View this post on Instagram