Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Marash Kumbulla “ndez” duelin me Serbinë: I lumtur që u riktheva, jemi gati

Shkruar nga NEWSPORT
Marash Kumbulla “ndez” duelin me Serbinë: I lumtur që u
Marash Kumbulla

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla zhvilloi një sezon pozitiv në Spanjë me ekipin e Espanyol, i huazuar nga Roma. Ai ndihmoi klubin katalanas ti shpëtonte rënies nga kategoria, duke marrë trajtën e një “muri” të vërtetë në prapavijë.

Paraqitjet pozitive i ranë në sy edhe trajnerit Sylvinho, duke e thirrur në Kombëtare. Në prag të duelit me Serbinë, Kumbulla është shfaqur shumë i motivuar në rrjetet e tij sociale, ku përmes një postimi shkruan: “I lumtur që u ktheva në shtëpi! Gati për sfidat e ardhshme! Forca Shqipëria!”.

Vlen të përmendim se gjatë edicionit të shkuar futbollistik Kumbulla regjistroi 36 ndeshje në total, e përkthyer me 3 gola dhe 10 kartonë të verdhë. Vlera e mbrojtësit 25 vjeçar sipas mediumit ekspert të “Transfermarkt” shkon deri në 6 milionë euro. Mbetet për tu parë nëse Sylvinho do i besojë pozitën e titullarit Marashit, aty ku konkurrenca është e madhe.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga