
Lazio fitoi 3-0 transfertën në Verona. Gëzim ishte për shqiptarët rikthimi i Elseid Hysajt në formacion si titullar. Pas kaq shumë kohësh më në fund, shqiptari ia del të mbush mendjen e teknikut Marco Baroni të kryeqytetasve.
Mbrojtësi luajti të gjithë minutat dhe për këtë ka folur dhe tekniku italian i klubit nga Roma. Drejtuesi i pankinës laciale nuk i ka kursyer fjalët e mira nga bagazhi i tij për anësorin kuqezi.
Mediat italaine e kanë vërejtur faktin se lojtari i Kombëtares ruan një formë të mirë pavarësisht aktivizimit të pakët me ekipin.
“Kemi rikuperuar shumë lojtarë të mirë. Një ndër ta është dhe Elseid Hysaj. Cilësitë nuk ia kam vënë asnjëherë në diskutim.
Është lojtar shumë i mirë, por ka qëndruar jashtë. Ka qëndruar jashtë jo prej lojës, po prej arsyeve të tjera”, u shpreh Baroni.