Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Letonia luan si Serbia”, Mario Mitaj: E dimë se çfarë duhet të bëjmë, të shënojmë gola dhe të fitojmë

Shkruar nga NEWSPORT
“Letonia luan si Serbia”, Mario Mitaj: E dimë se
Mario Mitaj

Një ndeshje mjaft delikate do të luajë Kombëtarja shqiptare mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë do të duelojnë ndaj Letonisë, sfidë që do të luhet në transfertë në orën 20:45 dhe që luhet në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës.

Në lidhje me këtë përballje ka folur Mario Mitaj. Mbrojtësi për “Supersport” ka theksuar se skuadra e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë dhe se do të luajnë vetëm për 3 pikët.

“Nuk kemi patur shumë kohë për t’u përgatitur. Besoj se atmosfera është e mirë, të gjithë janë gati. Na duhet fitorja, me patjetër. Loja do jetë e njëjtë. Letonia luan si Serbia, me të njëjtën skemë, e dijmë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të bëjmë gola dhe të fitojmë.

Të gjithë sulmuesit janë në formë. Penalltinë mund ta humbë kushdo. Besoj se do kem më shumë mundësi për të krosuar”, ka deklaruar  mbrojtësi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga