Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

LEGJIONARËT/ Elseid Hysaj "çelësi" i suksesit të Lazios! Kristjan Asllani i jep 3 pikë Interit, shënon edhe Manaj

Shkruar nga NEWSPORT
LEGJIONARËT/ Elseid Hysaj "çelësi" i suksesit të
Kristjan Asllani, Rey Manaj dhe Elseid Hysaj

Lojtarët e Kombëtares shqiptare kanë qenë mjaft aktivë këtë fundjavë me klubet e tyre në Europë, duke dhënë sinjale tepër pozitive dhe duke qenë vendimtarë për skuadrat e tyre në fundin e sezonit. Shumica e tyre zbritën si titullarë në fushë, ndërsa vetëm pak prej tyre e nisën takimin nga stoli.

Kristjan Asllani ishte protagonist absolut në fitoren e Interit ndaj Veronës, ku mesfushori shqiptar shndërroi në gol një penallti, i dha fitoren zikaltërve dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Ky triumf shumë i rëndësishëm e mban ende në lojë Interin për fitimin e titullit kampion.

Po ashtu, në Turqi, Rey Manaj vazhdon formën e mirë me fanellën e Sivassporit, duke realizuar gol ndaj Galatasarayt. Për Manajn, ky ishte goli i 12-të këtë sezon në kampionat, duke e renditur atë në listën e golashënuesve më të mirë në Turqi.

Një tjetër lajm pozitiv vjen nga Serie A, ku Elseid Hysaj dha asist në fitoren e Lazios kundër Empolit. Mbrojtësi i Kombëtares shërbeu saktë për Boulaye Dian që në minutën e parë të takimit, dhe në fund sfida u mbyll 0-1 për Lazion.

Titullarë përgjatë kësaj jave ishin edhe lojtarët: Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Jon Mersinaj, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Myrto Uzuni, Taulant Seferi dhe Mirlind Daku.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga