Legjenda e përfaqësues së Shqipërisë dhe Flamurtarit Vasil Ruçi ka folur për emisionin “Mega Sport” në A2CNN. Ndër tema e diskutuar ishte edhe pozita e anësorit te Kombëtarja, teksa ka guxuar të shprehet se Mehmeti e meriton si startues kundër Polonisë para Brojës.
Duhet thënë se te tifozeria shqiptare, Armando Broja gëzon një popullaritet të jashtëzakonshëm për cilësit dhe klubet ku ka “shkelur”: “Nëse ndeshje me Poloninë do luhej këtë javë? Nuk do e vendosja Brojën në formacionin titullar.
Do bëja një zgjedhje tjetër. Do integroja Anis Mehmetin. Arsyeja? Më kryesorja, Mehmeti luan në një kampionat fizikisht të përgatitur, sikurse janë edhe lojtarët polakë. Anisi ka shumë minuta në këmbë dhe ka shënuar shpeshë me skuadrën e tij”.
