Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Lë prapa Brojën, fanella e Nedim Bajramit bën “kërdinë” në ankand

Shkruar nga NEWSPORT
Lë prapa Brojën, fanella e Nedim Bajramit bën
Nedim Bajrami duke festuar me tifozet

Padiksutim që Nedim Bajrami është shndërruar në lojtarin më të dashur të tifozëve. Mesfushori ia doli të shkruajë emrin e tij në historin e Kampionateve Europiane, pasi shënoi gol pas 23 sekondash. Në këtë mënyrë Bajrami vendos rekord për golin më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në një kompeticion të tillë.

E rrjedhimisht kjo sjell edhe përfitime. Fanella e mesfushorit që ka mbajtur veshur në sfidën me Italinë është më e kërkuara nga tifozët. Për të janë të gatshëm të paguajnë shuma marramendëse për ta bërë fanellën me numrin 10 të tyren.

Në këto kushte 25-vjeçari lë prapa Armando Brojën. Me sulmuesin që është i dyti në lsitë. Deri tani për fanellën e Bajramit kanë ofruar 1 mijë euro, ndërsa 800 euro për fanellën e Brojës. Sigurisht që me kalimin e orëve pritet të ofrohen shumë më të larta, por siç duket Bajrami do të jetë “fituesi” i këtij ankandi.

Lë prapa Brojën, fanella e Nedim Bajramit bën
 
Lë prapa Brojën, fanella e Nedim Bajramit bën
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga