
Sezoni që përfundoi për Armando Brojën nuk ishte i duhuri. Sulmuesi mbylli një sezon mjaft zhgënjyes, pasi nuk ia doli të shënonte asnjë gol në këtë sezon.
Plus për shkak të një dëmtimi nuk ka mundur të luajë rregullisht, ndërsa siç dihet ka mbyllur huazimin e tij tek Evertoni. Shqiptari rikthehet te Chelsea, klub që ka në pronësi kartonin e sulmuesit.
23-vjeçari nuk është në planet e “Bluve” dhe për këtë largimi i tij nga Chelsea është i pashmangshëm. Për të ardhmen e tij në skenë ka dalë edhe Southampton. Këto të fundit siç dihet në sezonin e ri do të militojnë në Championship, që është kategoria e dytë angleze.
“Shenjtorët” kërkojnë një sulmues për sezonin e ri dhe drejtuesit e njohin shumë mirë shqiptarin. Siç dihet Broja sezone më parë shkëlqeu te Southampton në formë huaizimi. Gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim, teksa kujtojmë se aktualisht sulmuesi është i grumbulluar me Komëbtaren shqiptare për duelin me Serbinë që do të luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare” dhe me Letoninë më 10 qershor në transfertë.