
Arbnor Muçolli ka kalaur 2 sezone mes fatkeqësive. Dëmtime të njëpasnjëshme nuk e kanë lënë rehat shqiptarin, historia e të cilit ngjason në fakt me atë të Armando Brojës.
Sulmuesi kuqezi aktivizohet tek Goteborg në Suedi, një klub me goxha emër në Skandinavi që ka fituar trofe europianë në vitet 80-të, si dhe duke shkuar në finale të humbura. Por lajm i mirë ka mbërritur nga vendi nordik për Kombëtaren. 25 vjeçari është rikthyer në stërvitje.
Trajneri Sylvinho ka dashur më herët ta thërrasë pranë vetes Muçollin, por nuk e ka patur mundësinë. Tashmë, me sinjalet e mira që braziliani ka marrë nga liga suedeze, ish-lojtari i ish-klubit të Ramadanit (Vejle) mund të thyejë mallkimin dhe të jetë pjesë e Shqipërisë për kualifikueset që startojnë në mars.