Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

La fushën duke çaluar, Sylvinho "kryqëzon gishtat" për Berat Gjimshitin

Shkruar nga NEWSPORT
La fushën duke çaluar, Sylvinho "kryqëzon gishtat"
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti ishte një nga protagonistët e Atalantës në fitoren 5-0 ndaj Empolit. Mbrojtësi i Kombëtares arriti të asistonte në golin e dytë të ekipit të tij në minutën e 33-të.

Një paraqitje shumë e mirë nga kapiteni i kombëtares deri në minutën e 63-të, ku u desht të zëvendësohej. Kjo pasi Gjimshiti kishte probleme me kaviljen dhe u detyrua të linte fushën e lojës.

Një situatë e tillë i shton “dhimbjet e kokës” Sylvinhon vetëm pak javë para sfidave të Kombëtares, pasi siç dihet edhe Ardian Ismajli nuk është rikuperuar plotësisht.

Kjo shqetëson stafin e kuqezinjve, të cilët do të jenë në pritje të analizave të lojtaritpër të mësuar më shumë mbi gjendjen e tij. Siç dihet Kombëtarja do të luajë me 21 mars ndaj Anglisë në "Wembley" dhe me 24 mars ndaj Andorrës në "Arenën Kombëtare", duele të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga