Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Kumbulla, Manaj, Bare dhe Gjimshiti, sa shumë “dhimbje koke” për Sylvinhon

Shkruar nga NEWSPORT
Kumbulla, Manaj, Bare dhe Gjimshiti, sa shumë “dhimbje koke”
Kombetarja shqiptare stervitje

Ditën e sotme Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht përgatitjet për duelet me Çekinë dhe Ukrainë, takime këto që do të luhet më 16 dhe 19 nëntor në “Air Albania” në orën 20:45.

Po sot priten që në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” të mbërrijnë të gjithë lojtarët. Me shumë interes pritet të mësohet për gjendjen e 4 prej tyre, të cilët së fundmi kanë shfaqur disa probleme.

Keidi Bare, Rey Manaj, Marash Kumbulla kanë patur probleme ditët e fundit, ndërsa dje iu shtua listës edhe Berat Gjimshiti. Kapiteni la fushën i dëmtuar në minutën e 25-të të përballes me Udinesen.

Këto i kanë shkaktuar “dhimbje koke” Sylvinhos dhe stafit të tij vetëm pak ditë para dueleve në Nations League. Mbetet të shihet pas vizitave nga stafi mjekësorë i Kombëtares për të zbuluar nëse futbollistët do të mund të kontribuojnë për ekipin apo do të humbasin duelin me Çekinë dhe Ukrainën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga