Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Kualifikueset për Kupën e Botës 2026, Kombëtarja nis sot përgatitjet për Anglinë dhe Andorrën

Shkruar nga NEWSPORT
Kualifikueset për Kupën e Botës 2026, Kombëtarja nis sot
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje mjaft të rëndësishme pas disa ditësh. Fillimisht kuqezinjtë do të sfidojnë Anglinë në “Ëembeley” më 21 mars, ndërsa vetëm 3 ditë më pas do të presin në “Arenën e Demave” ekipin e Andorrës.

Duele këto shumë delikate dhe të rëndësishme për rrugëtimin e ekipit tonë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Pikërisht ditën e sotme Sylvinho do të zbresë në fushë për të nisur edhe zyrtarisht përgatitjet për “misionin” e Botërorit.

Seanca e parë stërvitore pritet të bëhet afërsisht në orën 16:30, ku braziliani nuk pritet të ketë grupin e plotë, pasi disa futbollistë ditën e djeshme kanë luajtur me skuadrat e tyre dhe vetëm ditët në vazhdim do t’u bashkuhen kuqezinjve.

Ndërkohë nga ora 11:00 pritet që në konferencën për shtyp të dalin 1 ose 2 futbollistë për të folur për duelet me Anglinë dhe Andorrën.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga