
Kristjan Asllani
Kristjan Asllani ishte protagonist absolut në fitoren e sotme të Interit në Kupë përballë Udineses. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, shënoi golin e dytë për zikaltërit.
Në fundin e pjesë së parë, Asllani tundi rrjetën me një gjuajtje direkt nga goditja e këndit. Një eurogol që u shoqërua me duartrokitje dhe lëvdata, por edhe një notë tepër pozitive.
Sipas “SofaScore”, shqiptari është vlerësuar me notën e lartë 7.6, duke u parakaluar vetëm nga Arnautovic (7.7), i cili shënoi golin e parë të Interit. Një paraqitje fantastike nga Asllani, i cili e mbyll me notë pozitive.

Poll