
Mesfushori shqiptar i Reggiana, Elvis Kabashi ka folur së fundmi për mediat italiane. Futbollisti i ekipit që militon në Serie B, tregon që kohët e fundit kanë qenë tepër të vështira për të. Ndër të tjera, ai falenderon trajnerin për besimin dhe shprehet i gatshëm për të ndihmuar të tijët, duke filluar nga sfida e radhës kundër Frosinones.
“Kam pasur një kohë të vështirë për shkak të dëmtimit, por tani ndihem mirë fizikisht dhe jam i lumtur që jam pjesë e këtij grupi. Më duhet të falenderoj të gjithë që më mbështetën dhe trajnerin që më besoi. A kam menduar të largohem nga Reggiana? Sinqerisht, kurrë. Kam marrë shumë kërkesa, edhe nga Serie B.
Situata e ekipit? Më vjen keq që kemi humbur derbin me Cesena, ne donin ta fitonim atë. Por në futboll ka momente të vështira. E rëndësishme është që të qëndrojmë të bashkuar dhe të jemi të vetëdijshëm për forcën tonë.
Ne do të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të shkojmë në Frosinone të bashkuar. Të përpiqemi të fitojmë pasi vijmë nga dy humbje radhazi dhe po mendojmë për hakmarrje. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme dhe ne, të gjithë si grup dhe ekip do të japim gjithçka në fushën e lojës”, është shprehur Kabashi.