
Sot në orën 15:00 luhet takimi mes Comos dhe Atalantas në qytetin liqenor. Në këtë sfidë të Serie A për javën e 22-të do të jetë i pranishëm si titullar me shumë gjasa dhe Berat Gjimshiti.
Bergamaskët e dinë që i pret një duel i fortë, pasi vendasit janë një ekip që lufton shumë dhe i ka hapur punë të mëdhajave. Prandaj, Gasperini nuk do të dojë të lëshojë pikë të vlefshme për renditjen dhe siç paraqitet tek formacioni i mundshëm italiani ka hedhur në fushë të gjithë pretendentët. Ndër ta dhe mbrojtësi legjionar, i cili është kthyer në “gladiatorin” e mbrojtjes blu.
Lojtari kuqezi kërkon të ndjek Interin me 3 pikët e sotme ndaj klubit të Cesc Fabregas. Spanjolli ka injektuar filozofinë e tij dhe për “luftëtarin” e Atalantas nuk do të jetë e lehtë.
