
Alen Sherri padiksutim që po jeton momentin më të mirë në karrierën e tij. Portieri i Kombëtaresa ka arritur të fitojë menjëherë vendin e titullarit te skuadra e Cagliarit.
Gardiani shqiptarë shumë shpejt ka fituar besimin e drejtuesve, të cilëve tashmë po ua shpërblen në fushën e lojës me paraqitjet e tij. Sherri ditën e djeshme mori fitoren e parë me Cagliarin, ndërsa njëkohësisht mbajti edhe portën e pa prekur.
Për këtë ka reaguar në rrjetet sociale. Ish-i i Egnatias shprehet mjaft i lumtur, ndërsa falenderon të gjithë për mbështetjen.
“Shumë i lumtur për fitoren time të parë dhe clean sheet të parë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.
Vazhdojmë ???????? #ForzaCagliari ????????”, ka shkruar Sherri, i cili nga Egnatia bëri hapin e madh drejt Cagliarit.