
Juljan Shehu & Mirlind Daku
Teksa sezoni futbollistik ka përfunduar përveç Botërorit të Klubeve, shumë prej lojtarëve kanë nisur pushimet. Gjithashtu edhe shumë prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare po pushojnë në vende bregdetare..
Dy prej tyre Mirlind Daku dhe Juljan Shehu, të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Sulmuesi i Rubin Kazan dhe mesfushori i Widzew Lodz, aktualisht ndodhen në bregdetin shqiptar në Jalë.
Është vetë Mirlind Daku që ka shpërndarë një fotografi së bashku me Juljan Shehun. Të dy lojtarët ishin thirrur nga Sylvinho në dy ndeshjet e fundit të kombëtares ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Galeria fotografike ()
Poll