Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Jo vetëm Bajrami, edhe Klaus Gjasula sapo vendosi një rekord në Europian

Shkruar nga NEWSPORT
Jo vetëm Bajrami, edhe Klaus Gjasula sapo vendosi një rekord në
Klaus Gjasula

Ky europian duket se është i kuqezinjve. Pas rekordit historik që ka vendosur Nedim Bajrami në ndeshjen me Italinë, kur shënoi golin më të shpejt në historinë e të gjithë europianëve, sot një rekord i ri është thyer nga Gjasula.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare arriti të shënonte golin e barazimit në minutën e '96 të sfidës me Kroacinë.

Një gol magjik për ne shqiptarët që na mban me shpresë për një kualifikim në fazën tjetër të Euro 2024, por edhe një rekord momental personal i Klaus Gjasulës, pasi është goli i shënuar më vonë në një ndeshje të këtij Europiani.

Këto janë ndeshjet e para të Euro 2024, por futbollisti kuqezi e vendosi rekordin e tij duke shënuar në '90+7.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë që Shqipëria luajti me Italinë, fantazisti Nedim Bajrami arriti të thyente rekordin e të gjithë europianëve që janë luajtur deri tani, duke shënuar golin më të shpejt për vetëm 23 sekonda.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga