
Euro 2024 padiksutim mund të quhet europiani i shqiptarëve. Kjo pasi që në sfidën e parë Nedim Bajrami vendosi rekord me golin ndaj Italisë. Mesfushori shënoi golin më të shpejtë në historinë e Europianëve, teksa gjeti rrugën e rrjetës pas 23 sekondash lojë.
Ndërkohë në sfidën e dytë me Kroacinë do të ishte radha e Klaus Gjasulës të shkruante emrin e tij në historinë e futbollit. “Gladiatori” kuqezi hyri si zëvendësues në pjesën e dytë, teksa shënoi në të dyja portat. Kjo e bën atë lojtarin e vetëm në historinë e Europianëve që arrin të shënojë 2 gola nga 1 në secilën portë.
Por jo vetëm kaq, pasi një tjetër shqiptar mbrëmjen e djeshme vendosi një rekord. Xherdan Shaqiri që mban veshur fanellën e Zvicrës, gjeti rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Skocisë. Lojtari me origjinë shqiptare shënoi në minutën e 26-të të sfidës dhe në këtë mënyrë bëhet lojtari i parë që ia del të shënojë në 3 Europianë dhe në 3 Kupa Bote rresht. Në këtë mënyrë duket se shqiptarët kanë “zaptuar” Euro 2024 dhe vazhdojnë të vendosin rekorde në këtë turne dhe të shkruajnë emrat e tyre me “gërma” të arta në historinë e futbollit.
Xherdan Shaqiri is the first player to score in the last three World Cups and European Championships:
— B/R Football (@brfootball) June 19, 2024
2014 World Cup—⚽⚽⚽
2016 Euros—⚽
2018 World Cup—⚽
2020 Euros—⚽⚽⚽
2022 World Cup—⚽
2024 Euros—⚽
He loves the big stage ???? pic.twitter.com/4owJP8s5sU