
Kristjan Asllani vazhdon të bëjë punën e tij siç duhet në fushën e lojës, duke vendosur t’u përgjigjet me paraqitje pozitive kritikëve, që kohët e fundit kanë vështuar drejt tij.
Asllani pavarësisht të gjithave çfare thuhet, ka besimin e klubit dhe të Simone Inzaghit. Shqiptari bri një tjetër paraqitje pozitive ndaj Sparta Prague në Champions.
Një fitore që skuadra e tij e mori me shumë vuajtje, por Asllani nënvizon se ekipi është shumë i fortë dhe do të vazhdojnë të luftojnë deri në fund. Ndër të tjera është shprehur se klubi i di mirë objektivat dhe lojtarët do të japin gjithçka për t’i arritur.
“Kur nuk i mbyll ndeshjet është pak e vështirë sepse janë të hapura deri në fund dhe kjo shndërrohet në një problem. Por jemi të lumtur sepse e dinim që nuk do të ishte një ndeshje e lehtë për t’u fituar. U treguam të zotët dhe morëm në shtëpi 3 pikë të rëndësishme për t’u kualifikuar në fazën e ardhshme të Champions.
Duhet të ndihemi të fortë sepse në fakt jemi të tillë. Të gjithë punojmë shumë mirë gjatë ditëve. E dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë, por duhet të luftojmë për të shkuar deri në fund të Champions. Interi i di mirë objektivat që ka. Jemi skuadër e fortë dhe duhet t’i marrim të gjitha ndeshjet një nga një. E rëndësishme është që të kualifikohemi fillimisht mes 8 më të mirave dhe pastaj të shohim sa larg mund të shkojmë”, ka theksuar mesfushori i Interit.