
Elseid Hysaj
Elseid Hysaj nuk është më në planet e Lazios për sezonin e ri. Mbrojtësi i Kombëtares mund të largohet nga kryeqyteti, por për momentin për të nuk ka asnjë ofertë konkrete.
Shkodrani me skuadrën italiane ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, me klubin që po mendon të shkëpusë marrëdhëniet me të dhe të prishë kontratën. Drejtuesit kërkojnë të kursejnë pagëne Hysajt, i cili në sezon fiton 2.8 milionë euro.
Në këto kushte janë gati të lënë të lirë lojtarin dhe t’i japin dokumentet për t’u larguar. Ndërkohë nga ana tjetër menaxheri i shkodranit po punon shumë për të gjetur një ekip të ri, por për momentin ende nuk ka ndonjë ofertë konkrete.

Poll