Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Jam tifoz i Interit, por nuk dua të bëj premtime”, Asllani: Në futboll asnjëherë s’i dihet

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam tifoz i Interit, por nuk dua të bëj premtime”,
Kristjan Asllani, Declan Rice

Kristjan Asllani zhvilloi mbrëmjen e djeshme takimin e plotë për Kombëtaren shqiptare ndaj Anglisë në “Wembley”. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Kupës së Botës.

Pas përfundimit të takimit, mesfushori i talentuar i Kombëtares së Shqipërisë foli për mediat dhe për të ardhmen e tij. “Të qëndroj tek Interi për shumë vite? Po, natyrisht. Unë gjithmonë kam thënë që jam një tifoz i zikaltërve, por nuk dua të qëndroj këtu duke bërë premtime sepse është e padobishme tani.

Unë jam duke menduar momentalisht vetëm të përfundoj sezoni. Kur erdha këtu e bëra sepse e pashë veten për shumë vite në ngjyrat zikaltër dhe shpresoj të qëndroj në Milano për shumë vite.

Por në futboll asnjëherë s’i dihet. Tani do të shohim se çfarë do të ndodhë, tani kemi edhe dy muaj përpara, do të përpiqemi të japim më të mirën”, u shpreh Asllani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga