
Mirlind Daku
Mirlind Daku është 1 nga 27 lojtarët e ftuar nga Sylvinho për Euro 2024. Sulmuesi dardan mësoi ftesën e tij nga ekrani i televizorit ku më pas nuk i mbajti dot lotët. Gëzim i madh në familjen Daku, aq sa ia plasën ‘nja dy plumba’, siç e do zakoni.
Me të mësuar emrin e tij në listë, Daku ka reaguar edhe në rrjete sociale duke postuar një foto nga oborri i shtëpisë së tij. Me një banderolë gjigante ku shkruhet, “Jam djal nga Kosova, më ka thirr Atdheu”, Daku e ndan me ndjekësit nën diçiturën: Besa Besë
Mirlind Daku shkëlqeu këtë sezon me Rubin Kazan, por edhe në kualifikueset europiane ku shënoi plot 14 gola në të gjitha garat.
Poll