Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, De Biasi i sigurt për Asllanin: Bëri mirë që u largua nga Inter, tani do të rritet!

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, De Biasi i sigurt për Asllanin:
Gianni De Biasi - Kristjan Asllani

Gianni De Biasi ka folur së fundmi për mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllanin. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare ka theksuar, se futbollisti elbasanas ka bërë zgjedhjen e duhur, duke u larguar nga Inter.

“Unë mendoj se po, pasi Kristjan ka nevojë të luajë dhe ta bëjë me vazhdimësi, të jetë në qendër të një projekti teknik. Te Interi ishte në funksion të plotësimit të një projekti teknik.

Ndërsa tani mund të krijojë eksperienca të reja pasi ka ndryshuar ambient, trajner dhe persona me të cilët të përballet. Ky është një proces që do ta ndihmojë në rritjen e tij”, është shprehur Gianni De Biasi.

Poll

Lexo gjithashtu