
Panathinaikos ka fituar në shifrat 1-0 ndaj AEK. Derbi i Athinës u mbyll me disfatën e shqiptarit përballë “trifilivë” grek.
Thomas Strakosha ishte i pranishëm në një nga përballjet më të zjarrta të Superligës greke. Pikërisht, humbja e verdhezinjve djeg shumë sidomos ndaj një rivali të përbetuar siç është Panatha.
Strakosha ndihet seriozisht në pozita jo komode pas shkaktimit të një penallite në derbi. Tifozët po e komentojnë shumë këtë rast episodik. Gardiani kuqezi bëri gabim në zonë teksa kundërshtari po dilte nga zona dhe 11 metërshi mund të ishte evituar komplet.
Portieri i Kombëtares është vënë në shënjestër të kritikave në Athinë. Presidenti i kryeqytetasve fajësoi djalin e Foto Strakoshës menjëherë pas mbylljes së sfidës në Greqi.
“Luajtëm shumë mirë. Nuk meritonim të humbisnim. Ia dhuruam rivalit fitoren.
Ishte dhuratë, një penallti tërësisht e panevojshme. As vetë Strakosha nuk e dinte se çfarë po bënte në atë moment”, u shpreh Iliopoulos.