
Mirlind Daku - Sergei Semak
Mirlind Daku ishte ai që i dha fitoren Rubin Kazanit, në ndeshjen e fundit që luajtën përballë Zenit. Teksa trajneri i këtyre të fundit ka folur për mediat ruse në lidhje me sulmuesin shqiptar.
Tekniku i Zenit, Sergei Semak nuk kursen elozhet për Mirlind Dakun, pasi sulmuesi i Kombëtares shqiptare u shënoi golin e parë dhe asistoi në të dytin kundër tyre.
“Si mund të ndalohej Mirlind Daku? Ai është një lojtar shumë i mirë. E menaxhoi shumë mirë ndeshjen, duke pasur gjysmë rastesh dhe duke i shfrytëzuar ato në maksimum”, është shprehur Semak.
Poll