
24 futbollistë ka grumbulluar Sylvinho për duelin e rëndësishëm me Serbinë dhe miqësoren me Jordaninë. Risia më e madhe ishte grumbullimi i Klisman Cake.
Por përveç ish-it të Tiranës që ishte një surprizë, për brazilianin ka “dhimbje koke” para duelit me serbët. Kjo pasi pavarësisht se janë pjesë e listës, Ardian Ismajli dhe Medon Berisha kanë probleme fizike.
Mbrojtësi fillimisht u përfol se do të mungonte në këtë grumbullim për shkak dëmtimi, por siç duket Sylvinho ka dashur të shikojë gjithçka vetë. Ndërkohë probleme së fundmi ka shfaqur edhe mesfushori Berisha dhe tashmë me t ëdy futbollistët do të merret stafi mjekësor i Kombëtares.
Këto të fundit do të “thonë fjalën” e tyre te Sylvinho për gjendjen e lojtarëve.