Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

I “fikur” ndaj kryeqytetasve, sulmuesi i Kombëtares më i dobëti në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
I “fikur” ndaj kryeqytetasve, sulmuesi i Kombëtares më i
Mirlind Daku

Mungesa e vazhdimësisë është kthyer në kryefjalë te Rubin Kazan në Premier League ruse. Goleadori shqiptar Mirlind Daku ishte enekzistent në fushë ndaj Lokomotiv Moscow me shifrat 0 – 1.

Edhe pse sulmuesi i Kombëtares u pa në fushë për 90 minuta nuk tregoi asgjë. Zero goditje në kuadrat, zero goditje jashtë porte, asgjë driblim, 32 herë në kontakt me topin, vetëm 2 duele të fituara ajrore nga 7 në total.

Sipas “SofaScore”, Mirlind Daku u vlerësua me notën 6.4, më i dobëti në fushë. Për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho ky është një lajm aspak i mirë, pasi ndeshja me Serbinë është gjithmonë e më afër.      

Poll

Lexo gjithashtu