Mario Mitaj
Al Ittihad ia doli që të mposhtte Al Nassr në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Arabisë Saudite. Kjo ndeshje përfundoi me shifrat 1-2. Ndërkohë që asistin në golin e dytë e dha Mario Mitaj.
Është pikërisht mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Ittihad, ai që ka reaguar në rrjetet sociale disa minuta më parë. Pasi i dha leksione Cristiano Ronaldos dhe festoi para syve të tij, Mitaj falenderon tifozët për mbështetjen.
“Gjithmonë luftojmë për njëri-tjetrin, ky është Ittihad. Faleminderit tigra për mbështetjen e mrekullueshme”, ka shkruar Mitaj në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Poll

