Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Mario Mitaj “MAGJIK” në Arabi, mbrojtësi i Kombëtares “gatuan” gol para syve të Cristiano Ronaldos

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mario Mitaj “MAGJIK” në Arabi, mbrojtësi i
Mario Mitaj

Mario Mitaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Al Ittihad po fiton në transfertë përballë Al Nassr. Sfida e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Arabisë Saudite, ka mbyllur pjesën e parë 1-2.

Ishte pikërisht mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ai që “gatoi” golin e dytë për të tijët. Në minutën e 47-të të pjesës së parë, Mitaj dha një super pasim për Aouar, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë.

Kështu, mbrojtësi nga Malësia e Madhe tregon qartë vlerat e tij dhe ndikimin në ekipin arab. Ndërkohë që ky asist vlen të theksohet se vjen para syve të Cristiano Ronaldos, që është në fushë për Al Nassr.  

Poll

Lexo gjithashtu