
Rey Manaj
Sivasspori i Rey Manaj është mposhtur nga Trabzonspori në Superligën turke me rezultatin e thellë 4-0, takim që u mbyll që në pjesën e parë të takimit.
Në këtë përballje, sulmuesi shqiptar pati një paraqitje mjaft të mirë duke u vlerësuar me notën 7.5 nga “Sofascore”, duke rezultuar dhe si lojtari më i mirë i takimit për Sivassporit.
Me këtë disfatë, ekipi i Manaj gjendet në vendin e 15-të të renditjes, një vend sipër zonës së ftohtë me katër pikë larg vendit të 16-të.
Poll